Zbulohen dy opinionistët e “Big Brother VIP Fan Club” (EMRAT)

Këtë sezon, “Big Brother VIP Fan Club” nuk do të ketë vetëm një opinionist, por dy të tillë.

Mediat rozë, duke iu referuar burimeve të tyre, raportojnë se ata do të jenë gazetari Ronaldo Sharka dhe blogerja Ina Kollçaku. Ndërkohë, sezonin e kaluar ishte vetëm këngëtari Ardit Çuni.

Ndërkohë, pak ditë më parë u konfirmua dhe se moderatore e “Big Brother VIP Fan Club” për këtë sezon do të jetë fituesja e sezonit të dytë të “Dancing With The Stars”, Enxhi Nasufi.

E ftuar në “Ftesë në 5”, Enxhi konfirmoi zërat duke theksuar se është shumë mirënjohëse për mundësinë që i është ofruar dhe do të përpiqet ta trajtojë me dinjitetin dhe seriozitetin.

“Po, po. Pranoj të martohem me moderimin e Big Brother VIP Fan Club. Është diçka që e kam me shumë qejf dhe kur e manifeston në kokë, bëhet. Tani më do të ketë punë nuk do të fle.… Unë jam shumë mirënjohëse për gjërat që më vijnë dhe do të përpiqem ta trajtoj këtë me dinjitet dhe seriozitet. Ti e di shumë mirë që unë televizionin e kam një dashuri shumë të madhe dhe duke qenë se jam rritur me këtë gjënë, e bëj me shumë qejf” – tha Enxhi duke konfirmuar kështu lajmin e qarkulluar në portale disa ditë më parë.