“Zbulo Shqipërinë përtej pritshmërive!”/ Rama promovon turizmin me një video në gjuhë të huaja, ndihmuar nga Inteligjenca Artificiale
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të promovuar turizmin shqiptar, duke ndarë një video ku ai duket sikur flet në disa gjuhë të huaja. Më vonë, ai sqaroi se kjo ishte rezultat i një “magjie” të Inteligjencës Artificiale, e cila e bëri të duket sikur zotëron këto gjuhë.
Me anë të kësaj videoje, Rama i fton turistët nga e gjithë bota të vizitojnë Shqipërinë dhe të zbulojnë “përtej pritshmërive” bukuritë dhe atraksionet e saj.
Aktualisht, kryeministri ndodhet në Berlin të Gjermanisë, ku po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, eventin më të madh të këtij lloji në botë. Shqipëria është zgjedhur si vendi i nderit për vitin 2025, një mundësi e rëndësishme për të promovuar potencialin turistik të vendit në arenën ndërkombëtare.