Dëshmitë dhe rrëfimet nga Nuredin Dumani janë ideale për filma aksion, por në realitet të frikshme për një vend të vogël si Shqipëria.
Në dëshminë e tij të bujshme ai ka zbuluar detaje nga vjedhja spektakolare e mbi 8 kilogramëve florinj, si dhe njohjen me Talo Çelën.
“Gentian Sharrën e njoh nga Talo Çela, në vitin 2010.Kishte një lokal në Bradashesh, në rrugën e vjetër. Aty kishte një servis dhe një lokal. Kam bërë shumë grabitje, por mbaj mend grabitjen në Elbasan, një argjendari rreth vitit 2011. Unë se kisha parë më parë viktimën po e kishte planifikuar Gentian Sharra. Unë kam shkuar vetëm në datën e ngjarjes. Gentian Sharra na tha do ta godisja me levë hekuri. Ishte në një parking. Planin e kemi biseduar tek shtëpia e Talo Çelës, e cila ndodhet në afërsi të lokalit të Gent Sharrës. Ështe një shtëpi dy katëshe dhe me çati. Nuk ka pasur portë, ka qenë me rrjetë. Viktima që e grabitëm ishte trup i mbushur më i gjatë se unë. Për veshjen nuk e mbaj mbaj mend. Kishte ora, varëse floriri diku tek 8 kg e 300 gramë. I morëm, shkuan tek shtëpia e Talos dhe i kam zbrazur në tavolinë. Mjeti që u kthyen nga grabitja me ‘benz 2500’, tha mes të tjerash Dumani.