Zbatohet ultimatumi i Ramës në Krujë! Dorëheqje masive e administratorëve dhe drejtuesve të bashkisë
- 15 July, 2025
Pas thirrjes së Kryeministrit Edi Rama për ristrukturim të thellë në administratën vendore, edhe në Bashkinë e Krujës është zbatuar ultimatumi i dhënë gjatë mbledhjes me kryebashkiakët më 11 korrik. Të gjithë administratorët e njësive administrative, dy nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive në bashki kanë paraqitur dorëheqjet e tyre.
Bëhet fjalë për administratorët e njësive Fushë Krujë, Cudhi, Thumanë, Bubq dhe Nikël, të cilët së bashku me dy nënkryetarët e Bashkisë Krujë dhe drejtuesit e drejtorive vendore i kanë dorëzuar dorëheqjet kryetarit të bashkisë, Artur Bushi.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ