Zbardhet vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, arrestohen katër persona

4 persona janë arrestuar për vrasjen e Ramazan Matajt në Shkodër. Njëri dyshohet autor kryesor ndërsa të tjerët bashkëpunëtorë.

Njëri prej personave është arrestuar në kufi duke tentuar të largohej, ndërsa një është arrestuar në shtëpi.

Dy prej të arrestuarve janë babë e bir, kurse dy të tjerët janë të afërm.

Vrasja e 33-vjeçarit Ramazan Mataj më 4 janar 2025 në zonën e Dragoçit, Shkodër ka tronditur opinionin publik. Mataj u qëllua për vdekje me breshëri plumbash brenda makinës së tij.

Hetimet e para sugjerojnë se ngjarja mund të ketë lidhje me konflikte personale, përfshirë mundësinë e ngacmimeve ndaj vajzave në rrjetet sociale.

Ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.