Zbardhet vrasja e Eduart Reçit te “Rruga e Elbasanit”, arrestohet autori pjesë e forcave të policisë

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit. Autori dyshohet se ka qënë ose është ende në radhët e policisë së shtetit.

52-vjeçari u qëllua me një plumb në kokë, teksa po dilte nga një lokal në afërsi të ‘Rrugës së Elbasanit’ në Tiranë. Ai u dërgua në spitalin e Traumës pasi u plagos, por ndërroi jetë gjatë natës.

Viktima ishte duke folur në telefon në momentin që është qëlluar me armë zjarri. Një kamera sigurie e tregon atë teksa rrëzohet. Mësohet se 52-vjeçari ka qenë ndërtues pallati dhe nuk është i skeduar për policinë. Dikur Eduart Reci ka qenë drejtor në SHISH.

Para ca kohëve sipas burimeve, viktima kishte bërë kallëzim për shkak të një konflikti pronësie në zonë për vetëgjyqësi. Çështja nuk ishte filluar për mungesë elementësh. Policia ende nuk e  ka të qartë se si është qëlluar Reçi, me çfarë arme apo distanca nga ku kanë vepruar autorët apo autori.

Arma e përdorur në vrasje dyshohet të jetë pistoletë sportive e llojeve të reja, ndërsa po pritet ekspertiza e predhës për ta vërtetuar. Predha është e një kalibri të vogël, 5.65 mm, e gjatë dhe e hollë, struktura e së cilës ka ndihmuar të kaloj tej për tej në kokën e viktimës.

Ai ishte me bashkëshorten në oborrin e shtëpisë kur u qëllua dhe ra pa u kuptuar. Gruaja e tij u tha hetuesve se kishte menduar se u rrëzua nga ndonjë cifël e fishekzjarrëve që në atë moment shpërthyen, por jo një plumb. Fishekzjarrët mendohet se u përdorën si kamuflim në krim. Në 2015-ën biznesmeni ka bërë një kallëzim në polici për probleme pronash, i cili më vonë raportohet se është pushuar me vendim të prokurorisë.