Zbardhet vrasja e biznesmenit shqiptar në Itali, arrestohet bashkatdhetari i dyshuar për krimin

Është zbardhur vrasja e 52-vjeçarit shqiptar, Artan Kaja, e cila ndodhi në Capannori, Itali. Autori i dyshuar i krimit, një 50-vjeçar shqiptar që punon si shofer kamioni, është arrestuar pas vetëdorëzimit në polici. Sipas informacionit të publikuar nga “Corriere della Sera”, viktima dhe autori kishin pasur një debat të ashpër mes tyre, i cili ka lindur nga një mosmarrëveshje lidhur me punën.

Artan Kaja u gjet i pajetë nga bashkëshortja e tij, e cila nuk mundi ta kontaktonte atë përmes telefonit. Fillimisht, ngjarja u raportua si aksidentale, por pas hetimeve u zbuluar se vdekja e tij ishte shkaktuar nga një plumb në kokë, të cilin e kishte qëlluar autori me armë zjarri. Po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.