Zbardhet skema/ Si shpërndanin kokainë tre taksistët në Tiranë, gjithçka funksiononte si “Call Center’!


Detaje të reja nga operacioni “Tempulli 3”, i ndërmarrë më 2 maj 2024 nga Antidroga e Tiranës.

Zbardhet skema si funksiononte, nga momenti kur merrej porosia në një banesë në Laprakë e cila funksiononte si “Call Center” deri tek dorëzimi i dozave me taksi në destinacion.

Tre persona punonin si operatorë në një dhomë në Laprakë ku përmes një numri celulari merrnin porositë. E ngjashme me call centerin dhe linja ishte e hapur 24 orë.

Në mesin e të arrestuarve janë të paktën 3 taksistë, e ndërsa porositë bëheshin përmes numrit celular, anëtarët e grupit komunikonin mes tyre përmes aplikacionit Signal, shkruan shqiptarja.

Malli ruhej nëpër shtëpi me qira, të cilat ishin marrë nga ana e pjesëtarëve të grupit, deri tani janë 25 persona të arrestuar dhe 10 të tjerë u shpallën në kërkim në kuadër të operacionit “Tempulli 3” në Tiranë.

Në krye të grupit dyshohet të jetë Enea Sulejmani, kryetari i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës arrestuar mbrëmjen e 21 marsit 2024 pas tentativës për t’iu larguar agjentëve të Antidrogës duke tentuar t’i shtypë me makinë në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë pasi në makinë ishte me 1 kilogramë kokainë.

“Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 50 doza me lëndë dyshuar narkotike heroinë, 100 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis,  27 telefona celular të markave të ndryshme dhe 5 automjete të markave të ndryshme”, tha dje drejtori i policisë së Tiranës Tonin Vocaj në një konferencë për median.

Të arrestuar në kuadër të operacionit ‘Tempulli 3’ me 2 maj 2024

1- Rei Ramushi

2- Emiljano Birja

3- Abdullah Zyberi

4- Albjo Shkira

5- Kevin Nazari

6- Amarildo Jashari

7- Florjan Çepa

8- Ibez Zebi

9- Florjan Miha

10- Erol Bardhoshi

11- Andrin Bajraktari

12- Emiljano Maksutaj

13- Hamza Firi

14- Albi Bulku

15- Maringlen Kolaj

16- Armando Disha

17- Klodjan Lena

18- Altmir Mustafaraj

19- Gentjan Agaj

20-  Flori Lime

Masa e arrestit burg iu komunikua në qeli me 2 maj 2024

21- Envis Gorellari

22- Fatjon Çiçi

23- Enea Sulejmani

24- Igli Begaj

25- Shkëlqim Ostreni

Çfarë u sekuestrua me 2 maj 2024?

3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kokainë

50 doza me lëndë dyshuar narkotike heroinë

100 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis

27 telefona celular të markave të ndryshme

5 automjete të markave të ndryshme.