Zbardhet shpërthimi me tritol në zyrën e noteres/ Eksplozivi vinte nga Kosova

Detaje të reja janë zbardhur nga shërthimi me tritol në zyrën e noteres pak ditë më parë në zonën e Ish Bllokut në Tiranë, ku lënda plasëse është vendosur tek dera e zyrës së noteres Esmeralda Dauti. Burime bëjnë me dije për Replikë, se eksplozivi ndaj noteres vinte nga Kosova dhe u bë kundrejt pagesës por ende nuk dihet porositësi.

Ndërkaq në kuadër të operacionit policor janë identifikuar personat e përfshirë në këtë ngjarje:

Erald Zefi
Korado Katana
Eno Flamuraj

Gjithashtu burime bëjnë me dije për Replikë se autorët pasi kanë vendosur lëndën plasëse tek dera e zyrës janë larguar menjëherë me automjetin e Eno Flamurajt dhe e hodhën në liqenin e Farkës.
Pas kësaj ata janë larguar me makinën e shtetasit Korado Katana.

Vijon…