Zbardhet mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, ja çfarë vendosën deputetët e opozitës
- 19 January, 2024
Zbardhet mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Mësohet se deputetët e opozitës vendosin të bllokojnë mbledhjen e Komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore. Sakaq mësojmë se deputetët e opozitës janë vendosur brenda sallës ku do të mbahet mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Kujtojmë se kreu i grupi të PD, Gazmend Bardhi ka mbledhur që prej orës 10:00 Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, që përfshin deputetët që mbështesin atë dhe ish-kryeministrin Sali Berishën.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ