Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e djeshme në autostradën Fier Vlorë ku mbeti i vrarë 30-vjeçari Kristian Marku.
Sipas policisë, autorët dyshohen se i kanë zënë pritë , në momentin që 30-vjeçari ka kaluar mbi nën kalimin e Novoselës atentatorët që dyshohen se mund të kenë qënë tre persona , kanë dalë nga nën kalimi dhe i janë afruar makinës tip volksvagen Pasat që udhëtonte 30-vjecari, dhe pasi janë afruar ne krahun e djathtë ( krahu i pasagjerit) kanë shtënë në drejtim të tij me më shumë se 13 herë me armë pistolet apo automatik të vogël tip shars, ndërkohë që në trup kishte marrë tre plumba, dhe makina që udhëtonte ka ikur për inerci rreth 400 m nga momenti që u qëllua. Gjatë rrugës makina që udhëtonte 30-vjecari është përplasur disa herë me trafikndarsen deri sa ka ndalur dhe Kristian Marku kishte humbur jetën nga plagët e marra , policia ka mbërritur së bashku dhe me ambulancën, por kjo e fundit është larguar sërish pasi 30-vjecari kishte humbur jetën.
Jo më shumë se 1 km nga vengjarja është njoftuar se po digjej një makinë, zjarrëfiksit kanë mbërritur dhe kanë shuar flakët të cilat e kishin shkrumbuar makinën e dyshuar të autorëve.
Ndërkaq policia ka marrë kamerat e sigurisë të një karburanti aty pranë por dhe përgjatë autostradës Fier Vlorë , ndërkohë që është ushtruar kontrroll në çdo makinë që hynte në Vlorë, por dhe fshatrat Novoselë apo Panaja.
Po ashtu janë marrë në pyetje disa të afërm të 30-vjeçarit në Rëshen si dhe një person i dyshuar. Ndërkaq ende nuk dihet arsyeja pse Kristjan Marku po vinte në Vlorë.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.