Zbardhet dinamika e plagosjes në Korçë, sherri i Kostika Ruko nisi për …
Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në afërsi të ish liceut francez ku ka mbetur i plagosur 29 vjeçari Kostika Ruko.
29 vjeçari fillimisht për oficerët e policisë gjyqësore ka deklaruar është plagosur nga dy persona të cilët kanë qënë të maskuar por gjatë hetimit gjithçka ka marrë rrjedhë tjetër pasi 29 vjeçari Kostika Ruko I ka shkaktuar vetes disa plagë në trup.
Sipas policisë, gjithçka mendohet të ketë nisur nga nje konflikt brenda familjes pas një konflikti që ka patur me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij.
Sipas policisë, 29 vjeçari në momentin e ngjarjes mendohet të ketë qenë në gjendje të dehur ndërkohë që ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën
Policia ka bërë me dije se ka nisur procedimin penal për 29 vjecarin Kostika Ruko.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku shtetasi R. K., 29 vjeç, shkoi i dëmtuar me mjet prerës thikë, në spital, ju informojmë se: Nga e hetimet e kryera nga Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. R., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur pas një konflikti me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij, ky shtetas është vetëdëmtuar me mjet prerës thikë dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. Gj., 49 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka goditur me grusht një 47-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët e Hetimit të Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. O., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.