Zbardhet dëshmia/ Bashkëpunëtorët e vrasjes së Erald Nevruzit në Polici: Na detyroi pronari për ta ndihmuar
Dy të ndaluarit nga Policia e Vlorës për vrasjen e Erald Nevruzit kanë zbuluar detaje të reja për ekzekutimin e recepsionistit 31-vjeçar. Ndër të tjera ata kanë deklaruar në Polici se ishin detyruar nga pronari për ta ndihmuar. Kanë treguar se pas mesnatës së të mërkurës, pronari Geraldi dhe Eraldo kanë pasur konflikt tek shkallët dhe më pas e ka qëlluar 2 herë me pistoletë.
Në orën 04:00 të mëngjesit të së enjtes (6 qershor) Shehu është larguar për në banesë ka marrë çantën dhe është larguar për në Greqi përmes Qafë Botit.
Mësohet se ka ndjekur itenerarin nga Himara- Kuç- Tepelenë – Delvinë- Sarandë deri në Qafë Botë ku ka kaluar kufirin.
Ndërkohë, gjatë kontrolleve që janë ushtruar në banesën e autorit Gerald Shehu, policia ka gjetur një gëzhojë. Dyshohet se kjo është gëzhoja e plumbit me të cilin ka qëlluar në kokë recepsionistin Nevruz