Zbardhet agjenda e Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë
Kryeministri Edi Rama do të presë të hënën në orën 11:00 presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentjen e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel si dhe liderë të tjerë evropian dhe të Ballkanit Perëndimor.
Kjo vizitë do të jetë në kuadër të Procesit të Berlinit, që mbahet për herë të parë jashtë kufijve politikë të BE-së.
Raportohet se deri më tani është konfirmuar përfaqësimi në nivel të kryeministres Ana Bërnabiç ndërsa nuk ka ende një ndryshim plani për presidentin Aleksandër Vuçiç.
Gjithashtu është konfirmuar edhe takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Duke u ndalur tek axhenda, punimet e samitit nisin në orën 11:00 dhe kryeministri Edi Rama do të presë përpara kryeministrisë liderët evropianë dhe ballkanikë për të shkuar më pas tek Piramida e Tiranës.
Fjala hapëse do të jetë nga kryeministri Rama, më pas nga Von Der Leyen dhe Michel. Më pas do të ketë takime të mbyllura që do të vijojnë deri në orët e pasdites dhe është parashikuar edhe mbajtja e një konference të përbashkët shtypi mes Ramës, Von Der Leyen dhe Michel.
Agjenda e plotë e samitit
E hënë, 16 tetor
11:00 – Mbërritja, fotograti të liderëve me Pritësit e Samitit
Vendi: Piramida, Bulevardi “Deshmoret e Kombit”
11:30 – Fjala e hapjes (3 minuta)
H.E. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë
H.E. Olaf Scholz, kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë
H.E. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
H.E. Charles Michel, President i Këshillit të BE-së
12:00 – Sesioni I Punues: “Integrimi i Rajonit në Tregun Unik dhe përmirësimi i konvergjencës me BE-në”
Vendi: Salla kryesore e Piramidës
Formati: 1+2
Udhëheqësit dhe kryetarët e delegacioneve ftohen të kontribuojnë (3 minuta)
13:30 – Foto familjare
14:00 – Dreka e punës: “Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe çështjet dypalëshe: Drejt një paradigme të re evropiane”
Vendi: Restoranti Padam
Formati: 1+0
Delegatët janë të ftuar të bashkohen në një zonë të veçantë brenda restorantit
15:30 – Sesioni II i Punës: “Mbështetja e Tranzicionit të Gjelbër dhe Dixhital në Ballkani Perëndimor: Sfidat dhe mundësitë për investime dhe rritje”
Vendi: Salla kryesore e Piramidës
Formati: 1+2
Udhëheqësit dhe kryetarët e delegacioneve ftohen të kontribuojnë (3 minuta)
16:45 – Përurimi i Kolegjit të Evropës, Tiranë
Përshëndetje nga znj. Federica Mogherini, Rektore e Kolegjit të Evropës, Znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit, Znj. Majlinda Dhuka, Sekretare e Shtetit për Integrime Evropiane, Shef Negociator
H.E. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
H.E. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Ora 17:30 – Nënshkrimi i Marrëveshjes Rajonale për Njohje Reciproke të Kualifikim profesional
Vendi: Piramida
17:45 – Konferencë e përbashkët për shtyp
H.E Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
H.E. Olaf Scholz, kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë
H.E Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
Vendi: Piramida
18:30 – Ceremonia e hapjes së Piramidës
Video projeksion i Piramidës
Fjalimet (Kryetari i AADF, Përfaqësues i TUMO-s, Kryetar i Bashkisë Tiranë, Kryeministri Rama)
Shfaqje me dritë
Turne me guidë në Piramidë
Demonstrimi i Robotikës
Bashkëshortët e liderëve janë gjithashtu të ftuar t’i bashkohen kësaj ngjarjeje dhe turneut
19:30 – Fundi i eventit