Zbardhen detaje të reja nga të shtënat me armë në Kavajë
Te shtëna me armë zjarri janë shënua pasditen e sotme në Kavajë ku kanë humbur jetën dy persona.Në momentin që ka ndodhur ngjarja Altin Rexha ka qenë me gruan dhe vajzën 3 vjeçare. Edmon Gosa e ka qëlluar i pari me thikë, ndërsa Rexha e ka qëlluar disa herë me armë, të dy u trasportuan në spital por nuk mbijetuan.Mësohet se ngjarja ka ndodhur afër një biznesi valute dhe për shkak të një konflikti që kishin pasur sot ishin takuar për tu sqaruar.
Kavajë/Informacion shtesë
Nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, shtetasi Altin Rexha e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Sali Rexha.