Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Korçë, i riu godet me thikë ish-partneren, shkak i konfliktit ndarja mes tyre.
Burime nga policia bëjnë të ditur se nga kjo ngjarje ka mbetur e plagosur ish-partnerja e autorit.
Pasi në konflikt janë përfshirë këta dy autori dhe ish-partnerja e tij e cila raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë dëmtime në mjekër.
Shkak i konfliktit ka qenë ndarja mes tyre ku sipas informacioneve autori ka qenë i dënuar më parë edhe për përndjekje. Sakaq mësohet se autori është kapur nga shërbimet e Policisë.
“Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje), është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.