Zarf i zi në Big Brother VIP Albania, Vëllai i Madh dënon banorët për thyerje rregullash

Një zarf i zi ka mbërritur pasditen e së enjtes në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, si pasojë e thyerjes së një prej rregullave bazë të lojës.

Prej disa ditësh, banorët nuk kanë respektuar orarin e zgjimit, duke injoruar rënien e alarmit dhe duke filluar aktivitetet ditore shumë vonë. Kjo ka sjellë ndëshkimin nga Vëllai i Madh, i cili ka marrë një vendim të rreptë.

Në zarfin e zi shkruhej:
“Për shkak të moszbatimit të rregullit të zgjimit nga gjumi dhe të nisjes së aktiviteteve ditore në kohë, Vëllai i Madh ka vendosur që të mbyllë derën e dhomës së gjumit në një afat të papërcaktuar.”