Zall Herr/ Rama inspekton repartin e operacioneve speciale: Ushtria shqiptare, më e mirëpaguar në rajon! 10-fish më shumë investime në mbrojtje
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, inspektoi sot repartin e operacioneve speciale në Zall Herr, ku vlerësoi zhvillimet e arritura në fushën e mbrojtjes gjatë dekadës së fundit.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u shpreh krenar për transformimin që ka pësuar Forca e Armatosur shqiptare dhe theksoi se investimet në mbrojtje janë rritur ndjeshëm. “Në këto 10 vite kemi 10-fishuar investimet në mbrojtje dhe sot kemi ushtrinë më të mirëpaguar të rajonit,” deklaroi Rama.
Kryeministri shtoi se objektivi është vazhdimi i modernizimit të ushtrisë shqiptare, për ta bërë atë gjithnjë e më të aftë për të përballuar sfidat e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Edi Rama: Është krenari se në 10 vite kemi 10 fishuar investimet në fushën e mbrojtjes, rritje kjo që nuk ka ndodhur në asnjë fushë tjetër.
Është dramatike të mendosh se ne kur morëm detyrë FA mbështeteshin me 28 mln euro investime, një shifër që sot është shumë më e vogël se sa shifra që ne kemi investuar vetëm për emergjencat civile.
Këtë e tregon pesë fishimi i rekrutimeve dhe arritja e përmbushjes së objektivit për numër rekrutësh të vendosur nga shtabi i përgjithshëm. Sot ne kemi ushtrinë më të mire paguar të rajonit në Ballkanin Perëndimor.