Yuri Kim mban konferencën e fundit si ambasadore/SHBA ka afruar 50 milion dollarë për mbrojtje kibernetike

Yuri Kim mban konferencën e fundit para se të lërë detyrën si ambasadore e SHBA-së në Shqipëri. Diplomatja amerikane tha se është mirënjohëse që pati mundësinë të njihej me vendin ndërsa u ndal edhe tek reforma në drejtësi, për të cilën tha se nuk është e përsosur por po jep rezultate.

YURI KIM: Ndërsa plotësoja misionin tim, jam kaq mirënjohëse që pata mundësinë ta njohj këtë vend, të vizitoj të 61 bashkitë dhe si cdo amabsador të përpiqem të jap pjesën time në synimet tona të përbashkëta, në demokraci, mbrojtje dhe biznes. Shqipëria ka ndërmarrë reforma të vështira, veçanërisht në drejtësi që i dha mundësinë vendit të hapte negociatat me BE-në. E kam thënë shpesh se reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po jep rezultate dhe këmbëngulja juaj ka filluar të japë fryte. Mos ndaloni. Vazhdoni përpara hap pas hapi derisa të arrini qëllimin tuaj. SHBA do të jenë me ju në cdo hap të rrugës.

Gjithashtu ajo theksoi se vendi ka ndërmarrë reforma të rëndësishme, duke veçuar atë në drejtësi, për të cilën theksoi se ka pasur rezultate pozitive edhe pse shtoi se ka ende shumë punë për të bërë.

YURI KIM: Shqipëria ka ndërmarrë reforma të vështira, veçanërisht ajo në drejtësi. Ajo po jep rezultat. Edhe pse ka shumë punë për të bërë. Ne nuk do të ndalemi kurrë duke mbështetur Shqipërinë, ndërsa kemi forcuar demokracinë në vend. Bashkëpunimi ynë për mbrojtjen ka sjellë rezultate të mira. SHBA ka afruar 50 mln dollarë për mbrojtje kibernetike, duke shtuar se kjo është paketa më e madhe e ofruar ndonjëherë.