Nëse Shqipëria duhët të prishë apo jo marrëveshjen me MEK, vendimi i takon qeverisë shqiptare. Deklarata vjen nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, në konferencën e saj të fundit në vendin tonë. Kim u përgjigj lidhur me aksionin e policisë një dite më parë në kampin e MEK.
YURI KIM: Është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare, por një gjë është e qartë. Mbështesim të drejtën e shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj. Ka terma të caktuara që zbatohen për cdo mysafir në vendin tuaj, dhe këto duhet të zbatohen prej tyre.Mendoj se është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare. Një gjë është shumë e qartë. Ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj. Ka gjithashtu terma të caktuar që zbatohen për çdo lloj mysafiri në vendin tuaj dhe këto duhet gjithashtu të zbatohen prej tyre, duhet t’i respektojmë ato.
Mes të tjerash ambasadorja në largim e SHBA në Tiranë, Yuri Kim kujtoi disa nga detyrat e shtëpisë që duhet të plotësojë Shqipëria në rrugën e saj drejt integrimit të vendit në BE. Diplomatja tha se mes këtyre pikave që janë pjesë e reformës në drejtësi është fakti që të zgjidhet çështja e pronave si dhe të çrrënjoset korrupsioni.
YURI KIM: Këto investime do e ndihmojnë Shqipërinë për shpërndarjen e energjisë në rajon, në qershor të 2022 nënshkruam memorandumin për bashkëpunimin për rrjetin 4G. Investimet e huaja të SHBA arritën në një nivel të ri, që është dyfishi i asaj të pandemisë. Tregtia jonë dypalëshe është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Eksportet janë 3 herë më të larta se dy vjet më parë. Jam besimplotë që investimet e SHBA do të rriten dhe Shqipëria do të modernizojë sistemin për rregullat e biznesit, të zgjidhë kërkesat dhe zbatojë të drejtat e pronës dhe të çrrënjos korrupsionin. Çështja e reformës në drejtësi, çrrënjosja e korrupsionit nuk është vetëm kusht i SHBA, por dhe që Shqipëria të jetë aleate e fortë. SHBA ishin krenare që ndoqën udhëheqjen tuaj kur Shqipëria udhëhiqte OKB. Duhet të theksoj se nuk janë rregullat ato që kërcënojnë paqen, por thyerja e tyre që e kërcënojnë atë.
Gjithashtu ambasadorja Kim në fjalën e saj deklaroi se shqiptarët kanë treguar se po zbatojnë rregullat, duke u shprehur me besim se do të vijë edhe dita që nuk do të kërkohet më vizë. Më tej ajo theksoi se vendi ka ndërmarrë reforma të rëndësishme, duke veçuar atë në drejtësi, për të cilën theksoi se ka pasur rezultate pozitive edhe pse shtoi se ka ende shumë punë për të bërë.