Ylli i OnlyFans gjendet e sakatuar në Dubai, policia dyshon se ukrainasja ka …

Një modele ukrainase e njohur në platformën “OnlyFans” u gjet e hedhur në anë të rrugës në Dubai me lëndime të tmerrshme.

Maria Kovalchuk, 20, ishte zhdukur për tetë ditë pasi u tha miqve të saj se ishte ftuar në një festë në një hotel më 9 mars. 

Më 19 mars, dhjetë ditë pasi u zhduk, Maria e rrahur dhe e gjakosur u gjet e hedhur në një rrugë në Dubai me gjymtyrët dhe shtyllën kurrizore të thyera.

Policia e Dubait konfirmoi “se shtetasja ukrainase e raportuar më parë e humbur është aktualisht e shtruar në spital, duke marrë kujdes mjekësor me familjen e saj të pranishëm”.

“Një hetim gjithëpërfshirës ka zbuluar se ajo ka pësuar lëndime të rënda pasi ka hyrë e vetme në një kantier ndërtimi dhe ka rënë nga një lartësi”. 

Gazeta ruse e lajmeve Shot raportoi se familja e modeles që shpërndante video me përmbajtje për të rritur ka kundërshtuar policinë, pasi ata besojnë se informacioni për rënien e saj nga një kantier ndërtimi është i rremë.