Ylli i “Only Fans” bëhet nënë për herë të parë, vjen në jetë fëmija me ish-njerkun e saj
Scarlet Vas dhe bashkëshorti i saj, Tayo Ricci, të cilin e ka pasur dikur njerk, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë.
Lajmin e bëri të ditur vetë 29-vjeçarja, e cila ka postuar në Instagram një foto me Tayo Ricci duke mbajtur në krahë fëmijën e tyre të sapolindur.
“Mrekullia jonë e Krishtlindjeve më në fund ka ardhur. Gëzuar Krishtlindjet nga familja jonë për ju”, ka shkruar modelja e “Only Fans”.
Në foto çifti duket më i lumtur se kurrë teksa, Scarlet Vas ia ka mbuluar fytyrën me një zemër të bardhë engjëllit të vogël.
Edhe pse me vonesë çifti u uron ndjekësve të tyre Krishtlindje dhe festa të gëzuara, teksa kanë shkrepur një foto duke pozuar para pemës së Krishtlindjes me foshnjen në krah, dhe dy qentë e tyre.