Ylber Ramadani drejt Serie A? Mediat skoceze zbulojnë prapaskenat dhe konfirmojnë të vërtetën

Ylber Ramadani nuk është një opsion për Leccen, të paktën për momentin.

Ky është lajmi që konfirmohet nga mediat skoceze, që pranojnë se klubi i Serie A nuk ka kontaktuar skuadrën e Aberdeen për futbollistin e kombëtares shqiptare.

Në sezonin debutues te Aberdeen, Ramadani luajti në 44 ndeshje, duke qënë fantastik në fushën e lojës.

Kontrata që zgjat deri në verën e vitit 2025 shihet si pengesë për Leccen në garën për të firmosur me Ramadani, i cili do t’i pëlqente një kalim në kampionatin italian aty ku luajnë shumica e futbollistëve kuqezi.

Ylber Ramadani është kthyer në një lojtar kyç edhe në kombëtaren shqiptare, pasi mori minuta të plota në dy sfidat e muajit qershor, në fitoret ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.