Xhulio Malo autori i vrasjes së Elis Rroshkodolit më 30 gusht në qytetin e Shkodrës

Detaje të reja lidhur me vrasjen e Elis Rroshkodolit më 30 gusht në qytetin e Shkodrës.Është arrestuar një person I përfshirë në këtë atentat, ndërsa janë identifikuar dhe tashmë janë në kërkim tre personat e tjerë, bashkëautorë në këtë ngjarje. I Prangosuri quhet Xhulio Malo, ky që shihni ne foto.

Policia e Shkodrës njofton se në bashkëpunim me shërbimet e drejtorisë së policisë së kryeqytetit, në kuadër të këtij operacioni, u zbulua në Tiranë një garazh ku katër personat mbanin automjete të trafikuara nga shtete të ndryshme të europës. Policia thotë në njoftim zyrtar se, ato do të shërbenin për krime të rënda. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 automjete të dyshuara të trafikuara dhe pjesë të automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët në vrasjen e Elis Rroshkodolit. Baza e makinave që dyshohet se janë përdorur nga grupi kriminal që vrau Rroshkodolin është gjetur në Mullet. Bëhet fjalë për një garazh në kat nëntokë, i cili është gjurmuar nga Policia e Shkodrës

Ai u qëllua teksa ndodhej në një lokal në lagjen Zdrale. 36-vjecari ishte në tavolinë bashkë me një shokun e tij. Një person I maskuar u afrua duke shtënë në drejtim të tij  14 herë. Policia i gjeti Rroshkodolit në cantën e dorës, një pistoletë me plumb në fole gati për qitje, fakt qw tregon se ai I ruhej njw sulmi.

36 vjecari rezulton person me precedent kriminal. Nuk përjashtohet mundësia që vrasja e tij të jetë porositur nga jashtë vendit për shkak të precdentëve në Belgjikë dhe Rumani. Rezulton se Elis Rroshkodolli është arrestuar nga autoritetet belge vite më parë bashkë me një grup personash të tjerë të akuzuar për vjedhje me dhunë. Ndërkohë në vitin 2023  ka plagosur një person në Rumani. Kjo është video kur ai godet me thikë pronarin e një lokali nate në jkëtë shtet ndërsa rreth 1  vit më pas u arrestua. Mësohet se 36 vjecari ka ndërruar identitetin pasi më parë ka patur mbiemrin Haxhiaj ndërsa bababnë e tij Kujtim Haxhiaj e kanë vrarë në vitin 1997.

Njoftimi: 

Operacioni, rezultat i punës intensive dhe profesionale hetimore të shërbimeve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Tiranë dhe me Prokurorinë e Shkodrës.

Zbardhet vrasja e shtetasit E. Rr. (Sh.), kryer më datë 30.08.2024, në një lokal në lagjen “Ahmet Haxhia”.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i implikuar në këtë rast. Punohet intensivisht për kapjen e 3 bashkautorëve të kësaj vrasjeje, të cilët janë identifikuar tashmë nga Policia.

Zbulohet një garazh në territorin e bashkisë Tiranë, që iu shërbente 4 shtetasve, si bazë kriminale për të fshehur automjete të trafikuara, të cilat do të përdoreshin gjatë kryerjes së krimeve.

Sekuestrohen 3 automjete të trafikuara nga shtete të ndryshme të Europës dhe pjesë të automjetit të përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së shtetasit E. Rr. (Sh.).

Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe me Prokurorinë e Shkodrës, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit E. Rr. (Sh.), kryer më datë 30.08.2024, në një lokal në lagjen “Ahmet Haxhia”, u finalizua operacioni policor i koduar “Fjalëkryqi”.

Në kuadër të këtij operacioni, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Xh. M., 26 vjeç, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Veprime që pëngojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim, shtetasit J. Xh., 31 vjeç, V. Xh., 38 vjeç dhe D. M., 42 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se këta 4 shtetas kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e shtetasit E. Rr. (Sh.).

Në vijim të operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Tiranë, u zbulua në territorin e bashkisë Tiranë, një garazh, ku këta 4 shtetas mbanin automjete të trafikuara nga shtete të ndryshme të Europës, të cilat dyshohet se janë siguruar për të shërbyer gjatë kryerjes së krimeve të rënda kundër personit.

Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 automjete të dyshuara të trafikuara dhe pjesë të automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së shtetasit E. Rr. (Sh.).

Vijojnë intensivisht kërkimet me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.