Xherdan Shaqiri reagon për vdekjen tragjike të Diogo Jotës: U prehsh në paqe, vëlla
Mesfushori shqiptar me famë ndërkombëtare, Xherdan Shaqiri, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të futbollistit portugez Diogo Jota.
Në një postim në rrjetet sociale, Shaqiri ka ndarë një mesazh prekës për ish-shokun e tij të skuadrës te Liverpool.
“U prehsh në paqe, vëlla”, shkroi Shaqiri, duke bashkëngjitur një foto të Jotës me fanellën e Liverpoolit.
Të dy futbollistët kanë qenë pjesë e ekipit anglez gjatë sezonit 2020/2021, ku ndanë fushën dhe arritjet sportive.
Diogo Jota humbi jetën së bashku me vëllain e tij Andre Silva në një aksident tragjik me makinë në Spanjë, vetëm dhjetë ditë pas martesës së tij.
Ai ka lënë pas bashkëshorten dhe tre fëmijët e vegjël. Ngjarja ka shkaktuar trishtim të thellë në botën e futbollit, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me homazhe dhe mesazhe lamtumire.
View this post on Instagram