Xheneta thyen heshtjen dhe shton aludimet për hyrjen në Big Brother Vip Albania
Finalistja e Big Brother Vip Kosova 3, Xheneta Fetahu ka thyer heshtjen duke reaguar pêr herë të parë pas daljes nga kjo eksperiencë.
Në një postim të saj në rrjetet sociale, ajo ka falenderuar mbështetësit, teksa ka lënë gjithçka të hapur për një hyrje në shtëpinë e BBVA4, pasi shkruan që të respektohet privatësia dhe të tregojnë më shumë durim.
“Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që më mbështetën gjatë gjithë kohës në Big Brother Kosova. E veçoj familjen time, shoqërinë time besnike dhe çdo individ që ka shprehur dashuri dhe kujdes për mua. Përkrahja juaj ka qenë një burim force dhe motivimi për të vazhduar
Dua gjithashtu të kërkoj ndjesë që ende nuk kam qenë e gatshme për intervista. Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashte asaj shtepie qe me ndryshoi jeten. Të kuptoni që kjo periudhë është e rëndësishme për mua. Për gazetarët, një apel për kujdes më të madh në përdorimin e fjalëve, sepse loja ka përfunduar dhe tani jam në jetën reale. Ju lutem, respektoni kufijtë dhe ruani integritetin e familjes sime, aman bile per ata te keni pak meshire kur e nxerni mllefin qe keni brenda. Faleminderit të gjithëve për mbështetje, mirëkuptim dhe dashuri! Tregoni edhe pak durim.E juaja Xheneta” shkruan ajo.