Xheneta i kërkon llogari moderatores Sara Gjoka: Pse i ke shkruajtur të dashurit tim

Një diskutim i qetë mori një kthesë të papritur në emisionin  “E Diell”, ku finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, me tone të drejtpërdrejta nuk kurseu aspak moderatoren Sara Gjoka, teksa në mes të emisionit i tha: “I ke shkruar të dashurit tim, ndërsa isha me të.”

Situata solli tensione dhe habi nga të ftuarit pasi ishte një bisedë jashtë temës së ditës.

Modelja  e bëri të qartë se ndjen se është thyer një kufi, ndërsa Sara e vendosur përballë akuzës u përpoq të ruajë qetësinë.