Xheneta futet të shtunën në “Big Brother VIP 4! Çfarë pritet të ndodhë
Xheneta Fetahu pritet të hyjë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4” këtë të shtunë. Lajmi u bë i ditur nga gazetari Lorik Kajtazi në emisionin “Shtatë” në Klan Kosova, ku ai tha se hyrja e saj është e sigurt, por ende nuk dihet nëse do të jetë si banore e re apo vetëm për vizitë.
Xheneta, gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP Kosova” (BBVK), kishte krijuar një lidhje me Gjestin, i cili aktualisht ndodhet në BBVA, por tashmë ka filluar një raport me Eglin.
Tani na mbetet të presim deri të shtunën për të zbuluar më shumë rreth asaj që do të ndodhë në këtë sezon të ri të spektaklit.