Xhemal Loka flet në Gjykatë: Na kërcënonte familja e Bedries, e fala për Tik Tok-un
Në gjykatën e Durrësit, po mbahet seanca për dhënien e masës së sigurisë për Xhemal Lokën, bashkëshortin i cili dyshohet se shtyu drejt vrasjes gruan e tij, Bedrie Loka.
Në gjykatë, Xhemal Loka, mohoi akuzat dhe tha se e kishte falur gruan për mosmarrëveshjet që kishin për publikimet në rrjetin social Tik Tok.
Ai tha në sallën e gjyqit se ka pasur kërcënime nga ana e familjes së Bedries dhe e ka thënë asaj të mos dalë nga banesa e pa shoqëruar me një nga fëmijët.
“Nuk jam dakord me akuzën. Gruan e kam falur për Tik Tok-un. Na kërcënonte familja e Bedries, i kam thënë të mos dalë nga shtëpia pa një nga fëmijët”, tha ai.