“Xhamia e Namazgjasë projekt i vëllazërisë”, Rama-presidentit turk

Xhaminë e Namazgjasë e cila përurohet sot, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e ka cilësuar që në krye të herës “projekt të vëllazërisë shqiptaro-turke”. Ishte kryeministri Edi Rama i cili kujtoi takimin e parë mes tyre, ditë kur Erdogan i dorëzoi projektin e xhamisë.

“Do jetë gëzim i posaçëm se jo vetëm ishit zëri i komunitetit të besimtarëve myslimanë shqiptarë, përpara komunitetit mysliman turk duke garantuar mbledhjen e mjeteve për ndërtimin e xhamisë së madhe, por keni qenë shumë i vëmendshëm dhe këmbëngulës për të parë këtë ditë sot. Jam i bindur që ju në Turqi keni xhami shumë të bukura, por ajo xhami që do shihni sot do të hyjë në koleksionin e xhamive më të bukura të ndërtuara në kohët moderne. Padiskutim është në radhë të parë merita juaj sepse e kujtoj shumë mirë kur në fund të takimit kur erdha si kryeministër i sapozgjedhur në Shqipëri, ju bëtë atë dorën kështu nga dera…Erdhi projekti dhe më thatë, ky është projekti i vëllazërisë shqiptaro-turke.

Xhaminë dua të vij ta hap me ty, pas pak do të shoqëroj. Të gjitha ikin, por shtëpitë e besimit mbeten edhe kur emrat tanë, përveç tuajit, harrohen…”, tha Rama.