Xhaçka zbardh takimin me homolgun grek: Për Belerin unë e bëra shumë të qartë qëndrimin tonë
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me takimin me homiologun e saj grek Nikos Dendias.
Xhaçka ka deklaruar se pavarësisht qendrimit të Dendias, ajo ia bëri të qartë se këtu nuk ka asnjë politike dhe se çështja e arrestimit të tij i takon Gjykatës.
“Kolegu Dendias paraqiti qëndrimin e tij dhe unë bëra shumë të qartë qëndrimin tonë se kjo nuk është as çështje politike dhe as çështje e të drejtave të njeriut. Është çështje e respektimit të ligjit për çdo qytetar shqiptar.
Është çështje e luftës kundër fenomenit të blerjes së votës, si një prej rekomandimeve kryesore të OSBE-ODIHR. Ashtu si Shqipëria, edhe Greqia në respekt të ligjit kreu arrestime pikërisht për akuza për blerje vote.
Pra, kemi të bëjmë me një çështje që i përket gjyqësorit dhe ku nuk ka vend për ndikime politike nga brenda e jashtë Shqipërisë. Për pavarësinë e gjyqësorit ne jemi investuar në mënyrë serioze sikundër është investuar edhe Bashkimit Evropian dhe vendet anëtare,” tha Xhaçka.