Will Smith befason shqiptarët! Bën simbolin e shqiponjës me futbollistin Ergys Pepaj – fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Ylli i famshëm i Hollywood-it, Will Smith, ka surprizuar sërish fansat shqiptarë me një gjest simbolik që po bën bujë në rrjetet sociale.

Aktori amerikan është fotografuar duke realizuar gjestin tradicional të shqiponjës me duar, krah për krah me futbollistin shqiptar Ergys Pepaj.

Fotoja, e cila është publikuar në profilin zyrtar të Pepajt në Instagram, shoqërohet me përshkrimin:

“Me më të mirin e të gjitha kohërave 🇦🇱.”

Dyshja shfaqet duke formuar me duar simbolin e shqiponjës dykrenare, që për shqiptarët përfaqëson krenarinë, identitetin kombëtar dhe bashkimin mes shqiptarëve kudo në botë.

Kjo nuk është hera e parë që Will Smith tregon afërsi me kulturën shqiptare. Në vitin 2018, aktori dhe muzikanti amerikan performoi në finalen e Kupës së Botës në Rusi bashkë me këngëtaren shqiptare Era Istrefi dhe artistin latin Nicky Jam. Të tre interpretuan këngën zyrtare të Botërorit, duke sjellë muzikën dhe talentin shqiptar në një nga skenat më të mëdha globale.