Vullkani Etna shkakton panik në Itali

Aeroporti kryesor ndërkombëtar i Siçilisë pësoi ndërprerje  pasi Etna , vullkani më aktiv në Evropë, shpërtheu.  Etna derdhi lavë  dhe kolona të mëdha hiri dhe tymi deri në pesë kilometra në ajër , tha Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë i Italisë (INGV), por tanimë situata duket se është nën kontroll.

Mali Etna lëshon llavë të ndritshme në ajër

Aeroporti i Catania njoftoi udhëtarët në një përditësim se  ishte rihapur për nisje, ndërsa mbërritjet ishin kufizuar përkohësisht në dy në orë.  Rreth Katanias, në bregun lindor të Siçilisë, banorët dhe autoritetet dolën për të pastruar rrugët që mbetën të mbuluara me hi. Miliona pasagjerë kalojnë tranzit përmes aeroportit të Katanias çdo vit për të shijuar Siçilinë, e cila është ndër pikat më të njohura turistike të Italisë.

Mali Etna lëshon llavë të ndritshme në ajër ndërsa shpërthen
Agjencia italiane e mbrojtjes civile tha se Stromboli ishte “nën vëzhgim”, duke shtuar se planet e evakuimit janë gati në rast të një shpërthimi emergjent.