KQZ ka marrë në shqyrtim ditën e sotme dokumentacioni e dy grupimeve në PD për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Celibashi njoftoi dy kërkesat e dorëzuara pranë KQZ, një nga Sali Berisha dhe një nga Lulzim Basha, përmes përfaqësuesit ligjor, Indrit Sefa.
Ndërkohë ka nisur dëgjimin e kërkesave të grupimeve në Partinë Demokratike për t’u regjistruar për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Përfaqësuesi ligjor i grupimit të Alibeajt, Indrit Sefa tha se dokumentacioni që ka dorëzuar ai pranë KQZ-së është i rregullt dhe se përfaqësuesi zyrtar i PD-së është ai.
“Që të mos kemi asnjë lloj keqkuptimit, ne jemi para shqyrtimit të kërkesës për regjistrimin e PD si subjekt zgjedhor. Përpara KQZ ka dy kërkesa një nga z.Sali Berisha, që thotë kryetar i PD, dhe kërkon regjistrimin e PD si subjekt zgjedhor, kemi edhe një kërkesë tjetër nga z.Lulzim Basha, përmes përfaqësuesit të tij. Ku kërkohet regjistrimi i PD, pra jemi në procesin e shqyrtimit të kërkesës për të regjistruar PD si subjekt zgjedhor.
Kemi dy kërkesa, do të vendosim se kush do të regjistrohet. Nuk e ndajmë në mënyrë paraprake dhe kjo s’ka të bëj me gjë tjetër, përveç besueshmërisë në ligj.
Në këtë shqyrtim do të vlerësojmë se kush e ka edhe tagrin për ta paraqitur këtë kërkesë. Është tagër i Berishës, apo i Bashës, si kryetar i PD nëse është kështu. Në vlerësim të kësaj dëgjese do vlerësojmë kush e ka tagrin. Nuk e ndajmë dot këtë gjë në mënyrë paraprake, nuk ka asnjë agjendë tjetër veç besueshmërisë në ligj” u shpreh Celibashi.
Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, tha se në tavolinën tij janë dy kërkesa, ndërsa shtoi se vendimi se kush ka të drejtë regjistrimi nuk mund të merret pa dëgjuar pretendimet e grupimeve të Partisë Demokratike.
Përfaqësuesi ligjor i Sali Berishës në KQZ, Ledio Nuraj, tha se kanë dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara dhe në përputhje me ligjin për t’u regjistruar. Sipas tij, vendimi i Gjykatës së Apelit më 3 mars është vendim i ndërmjetëm dhe nuk ka formë të prerë.