Vula e PD-së/ Trupa tërhiqet për vendim

Trupa e gjykatësve që do të caktojë ditën e sotme se kujt i përket vula në selinë blu është tërhequr për të marrë vendimin përfundimtar.

Bëhet me dije se ata kanë hyrë në një dhomë këshillimi në lidhje me kërkesën paraprake të grupit të rithemelimit.

Ndërkohë nga ana tjetër sërish përfaqësuesit ligjor të Berishës kërkojnë që të mos pranohej ankimimi nga përfaqësuesit e Alibeajt.