Vuçiç “paralajmëron luftëra” në Ballkan: Situata e sigurisë është seriozisht e lëkundur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se situata e sigurisë në Ballkan është e lëkundur, duke përmendur veçanërisht Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën. Në një mbledhje të qeverisë, ai tha se shqetësimet për stabilitetin rajonal po rriten.

Vuçiç gjithashtu foli për protestën e madhe të paralajmëruar nga studentët në Beograd më 15 mars, duke pretenduar se opozita mund të nxisë dhunë gjatë saj. Ai i lidhur protestat edhe me sfidat ekonomike që po përjeton vendi.

“Diskutuam për gjendjen e ekonomisë në dritën e protestave aktuale, si dhe për dëmin që kanë shkaktuar këto ngjarje, duke ndikuar në uljen e investimeve dhe krijuar sfida për ekonominë,” u shpreh ai.

Protestat, të cilat kanë qenë paqësore deri më tani, kanë ardhur si reagim ndaj tragjedisë në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 15 persona pas shembjes së një strehe. Studentët dhe qytetarët kërkojnë transparencë mbi dokumentacionin e rindërtimit të stacionit, ndjekje penale për përgjegjësit e tragjedisë dhe lirimin e protestuesve të arrestuar.