Vuçiç kërkon fitoren me Shqipërinë, Sylvinho i kthehet “dhëmb më dhëmb” presidentit serb: Lojtarët duhet të …

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka shpallur listën me 27 lojtarë të grumbulluar për dy sfidat e rëndësishme të muajit qershor në kuadër të eliminatoreve të Botërorit: ndaj Serbisë më 7 qershor dhe ndaj Letonisë më 10 qershor. Në një konferencë për mediat, ai ka komentuar zgjedhjet, formën e lojtarëve dhe emocionet e përballjes me Serbinë.

“Në letër, duhet të jemi të sinqertë, Anglia është një forcë e jashtëzakonshme, trajneri i ri, i mirë, lojtarë të nivelit shumë të lartë. Futbolli është lojë, është gjithçka e shpejtë. Të shohim, mund të ndodhë gjithçka, ne duhet të përqendrohemi te ne, forca jonë, pikët, mundësitë, deri në fund, pastaj ta shohim. Them gjithmonë në tetor-nëntor të shohim çfarë ndodh. Duhet të bëjmë pikë, sforco, shpenzojmë energjitë e pastaj të shohim çfarë ndodh”, tha trajneri.

Silvinjo foli dhe për ndeshjen me Serbinë:

“Të përqendrohemi te e para, Serbia, nuk është ndeshje normale, e di, e njoh historinë. Por ne duhet të përqendrohemi te loja, duhet të bëjmë mirë, të jemi skuadër lufte, zemre e shpirti, të mos humbim identitetin, të shkojmë në fushë e bëjmë futboll. Ata jemi ne, jam dakord që është ndeshje që duhet përgatitur mirë, e vështirë, por ne kemi shanset tona.”

Trajneri foli edhe për përgatitjet fizike dhe formën e lojtarëve:

“Ky është moment shumë i vështirë, dhe i veçantë i datave FIFA, lojtarët mbyllin sezonin dhe duhet të shohim si mbërrijnë. Ndonjë mbërrin shumë i lodhur, dikush më pak, se ka luajtur më pak, dikush ka mbaruar prej ditësh sezonin. Është moment i veçantë, kemi emra, por kemi lojtarë që janë me 20 ditë në pushime, jo specifikisht në radhët tona. Duhet punuar mirë, kemi 10 ditë për të bërë një punë të mirë.”

Për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Letonisë, ai theksoi:

“Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, dy skuadra, kundërshtarë shumë fizikë. Ne shpenzojmë shumë energji, duhet të punojmë shumë mirë. Do të jenë të rëndësishëm të 27 lojtarët, mesazhi i parë është që kemi nevojë për të gjithë. Të mos harrojmë që shkojmë në fushë dhe aty është sport, 90 minuta, duhet të përgatitemi shumë mirë për të përballuar të dy ndeshjet.”

Ai u ndal dhe te kontrolli i emocioneve në ndeshjen ndaj Serbisë:

“Jam i sigurt që duhet të punojmë mbi të, është ndeshje speciale. Kam nevojë për 27 lojtarë me shumë dëshirë për të shkuar në fushë e lënë zemrën e shpirtin, nuk kemi rrugë tjetër. Teorikisht në letër është vendi i dytë, në futboll mund të ndodhë gjithçka.”

Sa i përket emrave të rinj dhe atyre të lënë jashtë listës, Silvinjo deklaroi:

“Julian Shehu është i ri, është hera e dytë në listë. Dajsinani është hera e parë. Aljii është kthyer, Pajaziti është hera e tretë mos gabohem. Po përmirësojnë ekipin, sjellin gjëra të rëndësishme. Kemi listë prej 15-20 lojtarësh që nuk janë grumbulluar por i vëzhgojmë vazhdimisht. Jam krenar për lojtarët në këtë moment.”

Ai mbylli me një mesazh të fortë:

“Fusha flet, unë dua të shoh lojtarë që vrapojnë, çdo gjë kemi bërë, edhe më shumë zemër e shpirt. Kjo është karakteristika e skuadrës tonë, nuk duhet ta humbim, dua edhe më shumë.”