“Vuajtjet dhe tradhtitë që kemi kaluar, të përbashkëtat tona”/ Romanca mes Ola Brukos dhe Endri Priftit, rrëfehet çifti: Zihemi shpesh

Moderatorja Ola Bruko dhe këngëtari Endri Prifti kanë konfirmuar romancën e tyre.

Të ftuar në “Top Albania Radio”, çifti ka rrëfyer se si lindi kjo dashuri, të përbashkëtat e tyre dhe zënkat që kalojnë me njëri tjetrin. Ndër të tjera, ata thanë:

Ola: Kishin thënë njerëzit që kur kalon të 40-at, sikur është një jetë e dytë, sikur rilind. Thoja unë që ja fusin kot, por kështu qenka.

Endri: Për mua ishte e treta e vërteta.

Ola: Historia e jetës është e përbashkëta jonë kryesore. Vuajtjet që kemi kaluar në jetë, tradhtitë që na është dashur të kalojmë. Përpjekja e vazhdueshme për t’ia dalë mbanë. Dhe besimi që në fund të tunelit ka një dritë jeshile.

Endri: Jemi më të lumtur se kurrë.

Ola: Me Endrin nuk e di asnjëherë çfarë do të ndodhë. Nuk e di ç’do të ndodhë pas 10 minutash, e jo më pas një jave. Më pëlqen. Endri ka adrenalinë. Ajo që unë kam veçuar nga Endri Prifti është shpirti i tij i bardhë, i dëlirë dhe i vërtet. Shpirti që ka Endri, nuk besoj se e ka njeri tjetër në këtë botë.

Endri: Unë te Ola vlerësoj sinqeritetin e saj, të vërtetën e saj. Është si shpirt. E dua shumë.

Ola: Kënga që preferoj t’i dëgjoj Endrit? E poshtër. Është kënga ime. Mua më ka ardhur ky tekst në orën 4-5 të mëngjesit. Ne ishim zënë, se zihemi kështu (qesh)… Isha në ato momentet e mia që nuk e besoja se mund të të donte njeri aq shumë dhe kisha ato momentet e mia. I thoja: ‘Si të gjithë edhe ti. I thua këto fjalët si të gjithë meshkujt’. Bëjnë sikur të duan dhe në fakt s’të duan. Kur më vjen teksti isha: ‘Uau’. Ishte një moment shumë i bukur për mua.