Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë, kanë njoftuar familjarë të tij.
Lajm që tronditi jo vetëm komunitetin e boksit dhe të sportit.
Siç kanë raportuar mediat në Gjermani bazuar në deklarimet e dëshmitarëve, 38-vjeçari është qëlluar me të dalë nga një restorant. Sipas “Bild”, vdekja e boksierit është konstatuar në vend të ngjarjes.
Për vdekjen e tij ka njoftuar vëllau i tij Berat Nimani: “Sot në një prit në Bielefeld të Gjermanisë është vra vëllau im Besar Nimani.
Ishalla Zoti na bashkon në xhenet me ta.
Përjetë e mot krenar me ty, shpirtin me ta marr tradhitisht kanë mundur me të vra por me të poshtëru kurrë askush”.
Nimani në karrierën e tij si boksier ka garuar në kategorinë supervelter. Ka pasur 27 meçe, nga të cilat 26 fitore dhe një humbje. Nuk ka qenë aktiv që nga viti 2019.