Vritet aktivisti anti-islamik në Suedi, vetëm disa orë para vendimit gjyqësor për djegien e Kuranit

Salwan Momika, një aktivist anti-islamik dhe refugjat irakian, u qëllua për vdekje në Sodertalje, Suedi, të mërkurën vonë, vetëm disa orë para se një gjykatë suedeze të jepte një vendim për të lidhur me djegien e Kuranit.

Momika, 38 vjeç, kishte shkaktuar polemika ndërkombëtare në vitin 2023, kur dogji kopje të Kuranit në demonstrata publike kundër Islamit. Ai dhe një tjetër person ishin të përfshirë në një gjyq penal që hetonte veprat e agjitacionit kundër një grupi etnik ose kombëtar.

Një gjykatë e Stokholmit kishte planifikuar të shpallte vendimin për të dy të akuzuarit të enjten, por ky proces u shty. Pas ngjarjes, një nga të pandehurit postoi një mesazh në platformën X, duke thënë: “Unë jam i radhës”.

Policia suedeze po heton për vrasjen, ndërsa Shërbimi i Sigurisë ka njoftuar se po monitoron zhvillimet dhe pasojat që mund të kenë për sigurinë kombëtare.