Vriten tre persona në Bosnje dhe plagoset rëndë një tjetër/I dyshuari është punëtor i një shkolle të mesme

Një person i armatosur vrau tre persona dhe plagosi rëndë një tjetër në një gjimnaz në Sanski Most, në veriperëndim të Bosnje e Hercegovinës.Sulmuesi qëlloi tre punonjës të shkollës me një pushkë automatike.

Në mesin e të vrarëve është edhe drejtori i shkollës në kantonin Una-Sana.Sipas policisë, sulmuesi tentoi të bënte vetëvrasje, por u plagos rëndë dhe u transferua në Qendrën Klnike Universitare në Banja Llukë.

I dyshuari është punëtor i një shkolle të mesme në Sanski Most.