Vrau të moshuarin në Durrës, 39-vjeçari pranon krimin/ Zbardhet dëshmia e autorit: Më kishte para borxh, donte të më godiste me…

Autori i dyshuar i krimit ka pranuar vrasjen e 82-vjeçarit Gila pas arrestimit nga ana e policisë, duke deklaruar se viktima i kishte një borxh që s’pranoi ta kthente.

Kjo dëshmi e ka lënë skeptike policinë, që po heton më tej për të zbardhur plotësisht motivin.

“Me kishte 200 mijë lekë borxh, e pashë dje qe po dilte nga shtëpia nga kati i 5-të ku unë banoj te sheshpushimi i shkallëve. I thashë hajde flasim për atë borxhin që më kishte se me duheshin lekët për vitin e ri. U futëm të shtëpia e tij. Debatuam aty dhe me tha nuk kam lekë. Me ofendoi, me tha drogaxhi. Aty e humba qetësinë, u përleshem afro 1 orë.

Grupi hetimor dyshon se ka qenë 39-vjeçari që i ka kërkuar para viktimës, por ai ka refuzuar, pasi ai dyshohet se i kërkonte shpesh fqinjit të vet për të pirë.

I ofenduar nga refuzimi dhe fjala drogaxhi, Janina e ka goditur fillimisht me thikë e më pas me çekiç. Gjithçka ndodhi brenda banesës së 82-vjeçarit duke i marrë jetën dhe më pas u largua duke e mbyllur në shtëpi.