Gjykata e Shkallës së Parë e Rodosit ka vendosur që Aleksandër Luca, shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen brutale të Eleni Topaloudi, të paguajë një dëmshpërblim prej 905 mijë eurosh ndaj familjes së viktimës.
Ngjarja tragjike ndodhi në nëntor 2018 në Pefkos Lindos, Rodos, ku dy autorët, një 19-vjeçar shqiptar dhe një 21-vjeçar grek, përdhunuan dhe torturuan për tre orë Eleni Topaloudin, një studente 19-vjeçare. Pas këtij akti makabër, ata e hodhën të gjallë nga një shkëmb në det, duke i shkaktuar vdekjen nga mbytja, ndërsa ajo ishte në gjendje gjysmë kome dhe e plagosur rëndë.
Vendimi i gjykatës për dëmshpërblim
Gjykata vendosi dëmshpërblimin për dhimbjen e pamasë dhe ankthin mendor që autori i ka shkaktuar familjes së viktimës. Shumat e dëmshpërblimit përfshijnë:
-240,000 euro për babain, Ioannis Topaloudis
-240,000 euro për nënën,Kyriaki Armoutidou
-200.000 euro vëllait të Eleni Topaloudit
-100.000 euro gjyshes së Eleni Topaloudit
-100.000 euro trashëgimtarëve të gjyshit të Eleni Topaloudit
-25.000 euro për secilin nga dajat e Eleni Topaloudit