Vrau shqiptarin se zbuloi tradhëtinë bashkëshortore, si ndodhi ekzekutimi i Hakaj më Milano

Tradhëtia bashëshortore solli vrasjen e 40-vjeçarit shqiptar, Dritan Hakaj. Autori është i moshuari italian, Walter Budri, teksa mediat  italiane shkruajnë se viktima kishte një lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e autorit.

Nga hetimet e para Hakaj frekuentonte shtëpinë ku jetonte Budri me gruan e tij, gjithashtu shqiptare. Por në orën 3 të mëngjesit, 26 tetor, 45-vjeçari mbërrin i dehur në banesën e çiftit.

Ai sulmon gruan, përballë djalit të saj 11-vjeçar, të cilin e kishte pasur nga një lidhje e mëparshme. Në shtëpi ishte edhe bashkëshorti i saj, I cili me një pistoletë “Beretta 22” qëllon 2 herë në ajër për të trembur ‘<span;>të dashurin e gruas” shkruajnë mediat italiane.

Katër gëzhoja pistolete janë gjetur në vendngjarje nga policia, ndërsa njëra ka goditur 45 vjeçarin në gjoks.

I moshuari është arrestuar për akuzën e vrasjes me dashje pasi në dëshminë e parë për policinë tha se e kishte qëlluar pas sherrit me 45 vjeçarin, ndërsa dha një dëshmi tjetër për prokurorët.

Edhe arma e cila mbahej pa leje nga i moshuari në shtëpi është sekuestruar. Viktima ishte banues në Milano, i papunë, me precedentë në trafikun e drogës, prostitucionit dhe vjedhje.