Vrau shokun e tij pas sherrit në lokal, arrestohet autori i krimit që tronditi Tropojën! Si nisi konflikti, 35-vjeçari mori armën në banesë dhe…

Është vendosur në pranga dy ditë pas ngjarjes, Flordian Mulaj, i cili akuzohet se vrau me pistoletë shokun e tij, Artur Dauti.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen së premtes (22 Nëntor) pas një sherri mes dy shokëve në lokalin e fshatit.

Më pas 35-vjeçari ka shkuar në banesë, ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi shokun e tij, 43-vjeçarin Artur Dauti, duke i marrë jetën.

Pas krimit autori u largua nga vendngjarja dhe është vendosur në pranga ditën e sotme. Ndërkohë ende nuk dihet motivi i saktë i krimit të tronditi Tropojën.

Policia bëri me dije se rreth orës 13:40 të së premtes në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi Flordian Mulaj rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasin Artur Dauti, rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Viktima Artur Dauti dhe autori i krimit Flodian Mula kanë pasur lidhje shoqërore me njëri-tjetrin. Ngjarja deri në këtë fazë të hetimit dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, pasi dy personat ndodheshin në lokal.

“Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”, – njofton policia.