Vrau me thikë Martin Canin, arrest me burg për të miturin
Në një seancë që ka zgjatur vetëm pak minuta në dhomën e një spitali privat, të miturit M.P iu komunikua masa e arrestit me burg për vrasjen e Martin Canit.
I mituri u arrestua për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ky shtetas, ditën e hënë, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, për motive të dobëta thotë policia, është konfliktuar me dy bashkëmoshatatët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ata me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.
Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.