Vrau me thikë djalin e tij, Hekuran Gjoni zbulon arsyet para grupit hetimor: Më bullizonte!

Autori i vrasjes së djalit të tij, Asim Gjoni, 74 vjeçari Hekuran Gjoni ka dhënë një dëshmi të shkurtër për grupin hetimor.

Ai ka pohuar se me të birin kishte shpesh konflikte për shkak se sipas tij e shante dhe e bullizonte. 74 vjeçari ka treguar më tej se nuk donte që ta vriste, por situata doli jashtë kontrollit.

Për shkak të gjendjes së rënduar do të merret sërish në pyetje.