Vrau kushëririn për qiranë në Shkodër, apeli i ul dënimin në 19 vite burg Lek Vuksanit


Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka ulur dënimin për Lek Vuksanin, autorin e vrasjes së kushëririt të tij në Shkodër. Ngjarje e ndodhur  më 2 maj të vitit 2023 e ku viktimë mbeti Petrit Vuksani.

Shkalla e Parë në Shkodër vendosi dënimin e tij me 21 vite burg, teksa me gjykim të shkurtuar dënimi e la në 14 vite burg, për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Pas dërgimit të çështjes në apel nga i pandehuri u mor vendimi që Lek Vuksanin t’i ulet dënimi i përgjithshëm në 19 vite burg për të dy veprat penale dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet në 12 vite burg.