Vrau kunatin në Prishtinë/ Jetonin në një shtëpi , dyshohet se shkak janë bërë problemet familjare

Nazmije Millaku, rreth 55 vjeç ka ekzekutuar kunatin e saj, Xhevdet Millaku, rreth 60 vjeç, i cili punonte në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. E dyshuara dhe viktima jetonin në të njëjtën shtëpi, por kishin hyrje të ndara. Ngjarja ndodhi  në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Pas ngjarjes, Nazmije Millaku është arrestuar.Edhe pse rrethanat mbeten ende mister, dyshohet se shkak janë bërë problemet familjare. Mësohet se autorja dhe viktima jetonin në të njëjtën shtëpi, por me hyrje të ndryshme. Banorët e lagjes janë shprehur të tronditur me rastin, ndërsa kanë rrëfyer për mediat se kanë dëgjuar  disa të shtëna me armë.