Vrau kreun e kompanisë së sigurimeve shëndetësore në SHBA, 26-vjeçari deklaron se nuk është fajtor. Ja akuzat që rëndojnë ndaj tij

I dyshuari i akuzuar për vrasjen e CEO të UnitedHealthCare, Brian Thompson, ka deklaruar se është i pafajshëm për akuzat për vrasje dhe terrorizëm në Nju Jorku.

Prokurorët thonë se Luigi Mangione qëlloi për vdekje Brian Thompson teksa po ecte për në një konferencë investitorësh në Manhattan, Nju Jork, mëngjesin e 4 dhjetorit.

Mangione po përballet me 11 akuza penale shtetërore, duke përfshirë vrasjen e shkallës së parë dhe vrasjen si krim terrorizmi.

Nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat, ai do të përballet me një dënim të detyrueshëm me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht.

Prokurorët federalë kanë akuzuar gjithashtu Mangione për përdorimin e një arme zjarri për të kryer vrasje dhe përndjekje, që rezultoi në vdekje. Të dyja akuzat mund ta bëjnë atë të drejtë për dënim me vdekje. Ai ende nuk është deklaruar për këto akuza.

Gjykatësi, Gregory Carro, tha se ai nuk është në gjendje të kontrollojë se çfarë ndodh jashtë gjykatës, por u zotua se Mangione do të ketë një gjykim të drejtë.

I dyshuari aktualisht ndodhet në paraburgim federal në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan (MDC) në Brooklyn, pasi u kthye në Nju Jork në mes të sigurisë së lartë javën e kaluar.

Autoritetet besojnë se Mangione kreu vrasjes e Thompson, duke treguar se ai ishte i zemëruar me industrinë e kujdesit shëndetësor në SHBA.